Çka do të ndodhë sot në Kosovë? - Gazeta Express
string(33) "cka-do-te-ndodhe-sot-ne-kosove-17"

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Lajme

Gazeta Express

24/12/2020 7:16

Gazeta Express sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

08:45Ministri Vesel Krasniqi së bashku me inspektorët e Inspektoratit të Tregut të MTI-së do të dalin në inspektim nëpër operatorë ekonomikë. (Nisja nga MTI-ja)

Lexo Edhe:

10:00Mbahet takimi i 191-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom)

10:00Kuvendit i Komunës së Prizrenit mban mbledhjen e gjashtë të rregullt. (“Shtëpia e Bardhë”, Prizren)

11:00Bëhet vënia e gurthemelit për ndërtimin e Ambulantes së Mjekësisë Familjare në fshatin Koshtovë. (Mitrovicë)

11:00Shoqata e Naftëtarëve mban konferencë të jashtëzakonshme për medie. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës)

11:00Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike dorëzon padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe Zyrës së Kryeministrit për mos respektim të Ligjit të Duhanit. Më pas do të ketë konferencë për medie. (Para Pallatit të Drejtësisë)

11:00Ministri i Drejtësisë Selim Selimi, do të bëjë hapjen e ekspozitës “Prezantimi i Ekspozitës për Dokumentimin e Krimeve të Luftës në Kosovë”. (Ministria e Drejtësisë, ish-objekti i Rilindjes)

12:00Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” dhe Projekti për Arsim të Lartë, Hulumtim dhe Shkencat e Aplikuara Plus (HERAS+), nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit. (Ambientet e Rektoratit të Universitetit të Gjakovës)

14:00Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari mban takimin e dytë me publikun për këtë vit, për t’i njoftuar nga afër qytetarët për qeverisje e tij. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”)