Çka do të ndodhë sot në Kosovë - Gazeta Express
string(33) "cka-do-te-ndodhe-sot-ne-kosove-10"

Lajme

Gazeta Express

10/12/2020 7:02

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

10/12/2020 7:02

Gazeta Express sjell ngjarjet e ditës së sotme.

09:45Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë për zgjedhjen e bordit të ARKEP-it. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N10)

Lexo Edhe:

10:00Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Salla e mbledhjeve, Kuvendi i Kosovës)

10:00Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon konferencën “Analizë mbi veprimtarinë e Kuvendit të Kosovës në periudhën 2019-2020”. Marrin pjesë deputetët Arbërie Nagavci (VV), Shkëmb Manaj (LDK) dhe Blerta Deliu-Kodra (PDK). (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

10:00Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) publikon Raportin Vjetor me gjetjet nga monitorimi i institucioneve korrektuese gjatë periudhës 2019-2020. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

10:00Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGj), në bashkëpunim me OSBE-në, mban ceremoninë e ndarjes së çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”.(Për shkak të pandemisë, ngjarja organizohet nëpërmes platformës Zoom)

10:30Grupi Ndërministror për të Drejtat e Njeriut,  i cili kryesohet nga kryeministri Avdullah Hoti, me përfaqësim të ministrave dhe shoqërisë civile, mban takim. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38)

11:30Organizata studentore Studim Kritikë Veprim mban një aksion para Qeverisë së Kosovës. (Prishtinë)

17:00Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, do të organizojë një shfaqje teatrale me fokus në rëndësinë dhe rolin e barazisë gjinore. (Kino “Armata” Prishtinë)

18:00Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, do të organizojë një panel diskutimi me Majlinda Sinani-Lulajn, zëvendëse e Avokatit të Popullit. (Kino “Armata” Prishtinë) ***Ngjarja do të transmetohet “live” në faqet e Facebookut të PEN