Çka dihet deri më tani për të kthyerit nga Siria, ku po qëndrojnë ata


Gazeta Express
20 Prill 2019 6:56

Disa familje që  kishin mbetur të ngujuara në Siri, mbrëmë janë kthyer në Kosovë. Prej Aeroportit këto familje janë dërguar në qendrën e Azilkërkuesve që ndodhet në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Gazeta Express ka mësuar se të kthyerit nga Siria kanë arritur në Kosovë rreth orës 23:00.

Forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar Aeroportin e Prishtinës, më pas edhe qendrën e azilkërkuesve ku edhe po qëndrojnë të kthyerit nga Siria.

Gazeta Express  dhe T7 ka siguruar listën me disa emra të personave prej tyre që dëshmojnë se ata kanë nisur jetën dhe po jetojnë në këtë zonë rrezikshme.

Në dokumentet e  siguruara nga T7 shihen fletëlëshimet nga spitalet e Sirisë, ku fëmijët kosovar kanë lindur.

Në vitin 2017 këta fëmijë bashkë nënat e tyre kishin tentuar të kthehen në Kosovë, por që sipas burimeve institucionet e Kosovës, nuk i kishin qenë të interesuara për riatdhesimin e tyre.

Ata kishin qëndruar afër një muaj në zonën kufitare të Turqisë me Sirinë dhe më pas janë kthyer në kamp.

Lexo KËTU edhe mediat e huaja se çka thyanë për të kthyerit nga Siria.

Të dhënat e fundit të publikuara në media tregojnë se më shumë se 150 burra, gra dhe fëmijë nga Kosova ende janë në vatrat e luftës, por që asnjë shtet nuk dëshiron t’i mbajë.

Ndërsa janë edhe 60 fëmijë të tjerë të cilët kanë lindur në vitet e fundit dhe të cilët së paku njërin nga prindërit e kanë me shtetësi të Kosovës.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart