City refuzon ofertën e parë të Bayernit për Sane


Gazeta Express
30 Maj 2019 23:40

80 milionë euro janë shumë pak për Sane, kështu ka menduar Manchester City.

Sipas gazetarit të famshëm, Fabrizio Romano, të Sky Sports dhe ‘The Guardian’, Manchester City ka refuzuar ofertë prej 80 milionë euro nga Bayern Munich për Leroy Sané.

Ai shkruan se “Bayern Munich tani do të mendojë mirë nëse do të bëjë tjetër ofertë dhe do ta përmirësojë atë”.

Në anën tjetër, Uli Hoeness ka konfirmuar për Bild se nuk do të jetë një operacion i thjeshtë “financiarisht” dhe se gjërat janë komplikuar.

Sane nuk ka qenë zgjedhja e parë e Pep Guardiolës te City në sezonin që lamë pas dhe insiston që të shijojë një aventurë të re. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart