City përmbys shpejt gjithçka, shënojnë De Bruyne, Mahrez dhe Foden - Gazeta Express
string(64) "city-permbys-shpejt-gjithcka-shenojne-de-bruyne-mahrez-dhe-foden"

City përmbys shpejt gjithçka, shënojnë De Bruyne, Mahrez dhe Foden

Futboll

Gazeta Express

21/09/2021 21:37

Manchester City e ka përmbysur rezultatin kundër Wycombe Wanderers.

Ekipi që garon në Ligue One, ligën e tretë në Angli, ka arritur t’i shënojë gol Cityt në minutë e 22-të. Brandon Hanlan shënoi për 1-0 për ta befasuar ekipin e Pep Guardiolës.

Lexo Edhe:

Por, kjo vetëm sa e nxiti Cityn që të reagojë dhe tashmë ka shënuar tre gola të shpejtë.

De Bruynë shënoi për 1-1 në minutën e 29’, Mahrez për 2-1 në atë të 43’ dhe në fund të pjesës së parë Foden 45’, raporton Gazeta Express.