City mund Olympiacosin dhe kualifikohet në 1/8 e finales se Ligës së Kampionëve - Gazeta Express
string(79) "city-mund-olympiacosin-dhe-kualifikohet-ne-1-8-e-finales-se-liges-se-kampioneve"

City mund Olympiacosin dhe kualifikohet në 1/8 e finales se Ligës së Kampionëve

Gazeta Express

25/11/2020 20:50

Manchester City ka shënuar fitoren e katërt sonte në Ligën e Kampioneve duke u kualifikuar për në fazën tjetër të garës më të madhe të futbollit në botë. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Phil Phoden në pjesën e parë

Manchester City e ka mposhtur me rezultat 0-1 Olympiacosin sonte në Athinë të Greqisë, duke arritur kështu fazën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Lexo Edhe:

Djemtë e Pep Guardiolës e nisën mirë këtë takim dhe arritën të goli i epërsisë në minutën e 35, ku shënoi i riu anglez Phil Foden.

Grekët tentuan që ta barazojnë rezultatin por City arriti ta kontrollonte mirë takimin dhe në fund morën tre pikë duke siguruar kështu kualifikimin tutje.

Për momentin Manchester City ka 12 pikë nga katër ndeshje, derisa pas tij është Porto që sonte luan nga ora 21:00 në Marseille të Francës.

Me këtë fitore, City ka kaluar në fazën e nokdaunit në Ligën e Kampionëve. Krejt ajo çka ka mbetur për t’u vendosur është vendi i parë në Grupin C, e ku Cityt i duhet edhe një fitore për t’u kualifikuar si e para në grup. /GazetaExpress/