City e sheh Lautaron si pasardhës ideal të Agueros - Gazeta Express
string(50) "city-e-sheh-lautaron-si-pasardhes-ideal-te-agueros"

City e sheh Lautaron si pasardhës ideal të Agueros

Gazeta Express

16/07/2020 18:00

“Citizens” janë futur në garë për sulmuesin argjentinas të Interit, të cilin e do edhe Barcelona

Manchester City e ka gjetur pasardhësin e Sergio Agueros, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Citizens” ia kanë mësyrë sulmuesit të Interi, Lautaro Martinez, të cilin e shohin si zëvendësues ideal të bashkëkombësit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Sky Sports”.

Gjithashtu, 22 vjeçarin qe një kohë e do edhe Barcelona.

Interi nga ana e tij nuk do ta shiste Lautaron për një shumë më të ulët se 100 milionë euro.

Dëshirë e futbollistit është që të luajë me Lionel Messin në “Camp Nou”. /Gazeta Express/