Çitaku për Srebrenicën: Vetëm shqiptarëve dhe boshnjakëve u thanë ta harrojnë historinë, serbët e mbajnë të tyre - Gazeta Express
string(118) "citaku-per-srebrenicen-vetem-shqiptareve-dhe-boshnjakeve-u-thane-ta-harrojne-historine-serbet-e-mbajne-te-tyre-express"

Gazeta Express

10/07/2020 21:28

Çitaku për Srebrenicën: Vetëm shqiptarëve dhe boshnjakëve u thanë ta harrojnë historinë, serbët e mbajnë të tyre

Gazeta Express

10/07/2020 21:28

Ambasadorja e Kosovës në Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter ka kujtuar masakrën e Srebenicës.

Çitaku tha se vetëm shqiptarëve dhe boshnjakëve u thanë që ta harrojnë historinë, derisa serbët e mbajnë të tyren.

Lexo Edhe:

“Po e citoj një mik: Shqiptarëve dhe boshnjakëve u thatë që ta harrojnë historinë në mënyrë që të vazhdojnë para. Vetëm serbët po e mbajnë historinë e tyre dhe këtë po e shohin të gjithë”, shkroi Çitaku.

Tutje, ajo tha se revizionizmi është i rrezikshëm dhe ndëshkimi është kriminal.

“Revizionizmi është i rrezikshëm. Mosndëshkimi është kriminal”, shtoi Çitaku.

Kujtojmë se gjatë luftës Serbo-Boshnjake masakruan 8000 civilë në Srebrenicë, e që më pas do të njihej si “Masakra e Srebrenicës”.

Derisa gjatë luftës së fundit në Kosovë, forcat serbe vranë më shumë se 10 mijë shqiptarë në Kosovë.