Cipras nga Parisi kërkoi të hapet rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut - Gazeta Express
string(73) "cipras-nga-parisi-kerkoi-te-hapet-rruga-evropiane-per-maqedonine-e-veriut"

Cipras nga Parisi kërkoi të hapet rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut

Gazeta Express

19/02/2020 12:28

Ish-kryeministri grek Aleksis Cipras kërkoi nga Parisi që të hapet rruga evropiane për Shkupin dhe Tiranën. Ai këtë e tha në fjalim për zgjerim të Bashkimit Evropian në Senatin francez, përcjell GazetaExpress.

Kur u arrit Marrëveshja e Prespës në vitin 2018, për Maqedoninë e Veriut “u hap” perspektiva për zgjerim, paralelisht duke i dhënë impuls edhe perspektivës evropiane shqiptare, ndërkaq kontribuoi edhe për momentum të ri në zhvillimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit. Nëse sërish e humbim këtë dinamikë, do të jetë shumë vështirë që sërish ta kthejmë. Si mund të mbështesim stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik në Irak apo Afganistan apo në Mali, e madje edhe në Ukrainë, nëse nuk mund t’i përmbushim obligimet tona për mbështetje të vendeve evropiane kandidate për anëtarësim? Si mundet BE-ja në mënyrë kredibile t’i mbështesë pikëpamjet për zgjidhje të kontesteve ndërkombëtare, kur nuk mund të mbështesë një vend evropian si Republika e Maqedonisë së Veriut, e cila kontribuoi në zgjidhjen e çështjes shumëvjeçare evropiane?”, tha Cipras./GazetaExpress/

Lexo Edhe:

Besmir Lika