Cili është vendi më i sigurtë në rast të Luftës së Tretë Botërore?


Gazeta Express
10 Qershor 2019 19:30

Tensionet mes vendeve të ndryshme në botë kohët e fundit janë rritur. Ato mes Iranit dhe SHBA-së janë në pikën më të lartë në vitet e fundit. Por ky nuk është konflikti i vetëm pasi edhe shumë shtete të tjera janë të përfshira në tensione mes vete.

Gjithsesi në rast se fillon një luftë botërore, e cila natyrisht se do të përfshinte edhe bombat nukleare, është një shtet i cili do ishte më i sigurti nga i gjithë kaosi i mundshëm.

Global Peace Index ka bërë një ranglistë të shteteve më paqësore në botë.

Vendi i cili është më i sigurti është Islanda. Kjo edhe për shkak të pozitës gjeografike të vendit nordik i cili gjendet shumë larg nga Rusia, Irani, SHBA-ja dhe Kina.

Ndërkohë, Zelanda e Re, Austria, Portugalia dhe Danimarka gjithashtu përfaqësohen në këtë listë.

Kjo listë është e bazuar në pozitat gjeografike si dhe politikat e shteteve të caktuara dhe normalisht nuk bën një simulim se si do rrjedhnin gjërat në rast të një lufte të vërtetë./Express/

Te fundit


Kthehu lart