Cilat janë zhvillimet më të reja rreth koronavirusit në botë - Gazeta Express
string(62) "cilat-jane-zhvillimet-me-te-reja-rreth-koronavirusit-ne-bote-2"

Gazeta Express

30/03/2020 8:40

Cilat janë zhvillimet më të reja rreth koronavirusit në botë

Gazeta Express

30/03/2020 8:40

Mbi 720 mijë persona në mbarë botën janë infektuar me koronavirus dhe rreth 34 mijë kanë vdekur. përhapja e sëmundjes së re po vazhdon me shpejtësi të madhe sidomos në disa shtete të Evropës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Agjencia “Associated Press” ka raportuar se numri i të vdekurve nga koronavirusi në Nju Jork ka shkuar në mbi një mijë, më pak se një muaj pas regjistrimit të rastit të parë.

Lexo Edhe:

Sipas disa parashikimeve, prodhimi ekonomik i Britanisë së Madhe pritet të bie për 15 për qind dhe papunësia të dyfishohet gjatë qerekut të dytë të këtij viti shkaku i pandemisë. Masat për kufizimin e lirisë së lëvizjes mund të zgjasin deri në gjashtë muaj.

Japonia e ka vazhduar masën e ndalimit të hyrjes për personat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Koreja Jugore dhe pjesa më e madhe e Evropës.

Argjentina do të marrë vendim për vazhdimin e afatit të karantinës mbarëkombëtare deri në mesin e muajit prill, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se 200 mijë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi. Dr.Anthony Fauci, ekspert i sëmundjeve ngjitëse, tha se shifra e viktimave mund të jetë mes 100 deri 200 mijë persona.

Ministria e Shëndetësisë e Sirisë e ka konfirmuar vdekjen e parë nga koronavirusi, ndërsa numri i të infektuarve në shtetin e rrënuar nga lufta ka shkuar në nëntë.

Meksika ka kërkuar nga 130 milionë qytetarët e saj që të qëndrojnë në shtëpi për një muaj. Presidenti i këtij shteti më parë është kritikuar për mungesë të masave kundër virusit.