Cilat janë vetitë shëruese të shafranit?


Gazeta Express
5 Nëntor 2019 11:02

Shafrani konsiderohet si një prej luleve më të bukura që rritet në vjeshtën vonshme të vitit.

Gazetare: Gelina Maloku

Lulet e saj lulëzojnë në muajt tetor dhe nëntor, ndërsa prej vitesh kultivimi i shafranit bëhet edhe në Kosovë. Aroma unike dhe shija pikante e bëjnë shafranin si asnjë erëz tjetër.

Shafrani rol të rëndësishëm luan edhe në industrinë farmaceutike. Ai, në sasi të konsiderueshme përmban vitaminë C, tiaminë, riboflavinë, niacinë, acid folik dhe vitaminë B6.

Selami Hoti nga Krusha e Madhe është kultivues i shafranit tash e 20 vjet. Ai për emisionin #gjesi ka folur për mënyrën e kultivimit në Kosovë, por edhe për rëndësinë e tij në disa aspekte. 

Pos tjerash, shafrani luan rol të rëndësishëm për forcimin e kujtesës dhe kurimin e sëmundjeve autoimune. Përdoret për kurimin e disa gjendjeve të epilepsisë dhe konsiderohet si qetësues dhe aktivizues i sistemit nervor qendror.

Forcon zemrën, lufton arteriosklerozën dhe çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Nga shumë mjekë konsiderohet si shpresë e madhe dhe e sigurt për uljen e kolesterolit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart