Cilat janë alergjitë e vjeshtës? Flet alergologu për T7


Gazeta Express
16 Shtator 2019 11:45

Kur bëhet fjalë për alergjitë, shumica e njerëzve mendojnë që mund të preken vetëm gjatë sezonit të pranverës.

Gazetare: Syzana Hajradini

Por në fakt skuqja dhe kruajtja e syve, zënia apo shkuarja e hundëve, teshtimat, janë të pranishme edhe gjatë sezonit të vjeshtës.

Sipas alergologu Dukagjin Zogaj, janë disa faktorë që shkaktojnë alergjitë gjatë vjeshtës.

Ai për emisionin #gjesi në T7 tha se ndikojnë edhe polenët e vonshëm.

Pacientët të cilët kanë kruajtje të syve, teshtima të shpeshta, bllokim të hundëve, fillimisht duhet të paraqiten të mjeku alergolog për ta bërë testin e alergjisë.

Testi alergjik kutan është një procedurë e shkurtër, shumë e lehtë dhe e saktë, e cila për një kohë shumë të shkurtër evidenton alergjitë te pacientët.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart