Cila është lidhja në mes të periodave dhe gripit - Gazeta Express
string(48) "cila-eshte-lidhja-ne-mes-te-periodave-dhe-gripit"

Cila është lidhja në mes të periodave dhe gripit

Gazeta Express

08/07/2020 10:24

Kur sëmuremi, presim që ajo gjendje të ndikojë tek gjumi, tek frymëmarrja apo tek temperatura, por çfarë nuk mendojmë janë periodat. Ç’lidhje ka gripi me to? 

Në fakt, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare që flet për një lidhje mes të dyjave, por në përgjithësi cikli menstrual është shumë i ndjeshëm ndaj gjendjes trupore.

Lexo Edhe:

Nëse virusi ndikon tek sistemi i frymëmarrjes, atëherë në mënyrë të zhdrejtë ndikon edhe tek periodat. Gjithsesi, shanset që gripi të ndikojë tek periodat janë vetëm përmes simptomave, si përshembull gjumi i keq. Nëse ti nuk fle apo ushqehesh siç duhet, cikli menstrual mund të pësojë çrregullime.

Gjëndja gripale i çon trupit sinjale për t’i treguar se në atë moment nuk është i aftë për t’u riprodhuar. Mungesa e fuqive apo stresi mund të ndikojë gjithashtu në vonesën e ciklit.

Gripi thjesht i bën ditët e periodave më keq se zakonisht! Do të ndiheni më të dehidratuar, që s’është aspak gjë e mirë kryesisht gjatë periodave, prandaj pini shumë ujë./Gazeta Express