Çiklisti, pasi operacioni i zgjati shtatë orë: Jam gjallë për mrekulli


load
Gazeta Express
11 Shtator 2019 12:45

Pas 7 orësh operacion, çiklisti kolumbian Rigoberto Uran është jashtë rrezikut për jetën. 32-vjeçari u përfshi në një aksident gjatë etapës së 6-të të Vueltës së Spanjës, ku pësoi dëmtime të shumta.

Nga reparti i terapisë intensive në spitalin e Barcelonës, ku dhe kreu operacionin, Uran postoi sot foton e parë pas ndërhyrjes kirurgjikale. Mushkëria ishte në gjendje kritike pas operacionit, por tani gjërat janë mirë.

“Miqtë e mi, jeta dhe biçikleta gjithnjë më kanë vënë në prova të vështira, por kurrë më parë si këtë herë. Pas 7 orësh operacion doktori më tha se gjithçka shkoi mirë. Për të gjithë frika ishte e madhe. Brinjët, klavikula, mushkëria dhe shpatulla janë në gjendje të mirë. Doktori thotë se është një mrekulli që jam ende gjallë. Ju faleminderit për mbështetjet dhe lutjet tuaja”, shkruan Rigoberto Uran. /Telesport/

Te fundit


Kthehu lart