Çifti nga Kosova martohet pa dasmë si pasojë e koronavirusit - Gazeta Express
string(60) "cifti-nga-kosova-martohet-pa-dasme-si-pasoje-e-koronavirusit"

Syzana Hajradini

09/04/2020 14:14

Çifti nga Kosova martohet pa dasmë si pasojë e koronavirusit

Syzana Hajradini

09/04/2020 14:14

Pas një lidhje gjashtë vjeçare, ditën e 21 marsit e kishin planifikuar si më të veçantën në jetën e tyre të përbashkët, duke i qëndruar sa më afër njëri tjetrit. Por në vend të kësaj Liridona dhe Mërgimi u detyruan të rrinë larg minimum një metër, raporton emisioni #gjesi në T7.

Po në këtë datë ata e kishin planifikuar edhe dasmën me 350 të ftuar, por situata e krijuar si pasoj e virusit COVID-19 i detyroi që ti ndryshojnë të gjitha planet.

Lexo Edhe:

Edhe pse për ta anulimi i dasmës ka qenë një vendim shumë i vështirë, pasi e kishin ëndërruar me vite, Liridona e Mërgimi tregojnë se kanë qenë të detyruar t’i anulojnë të gjitha rezervimet.

Prindërit, ishin ata të cilët me padurim prisnin dasmën e fëmijëve të tyre. Ndërkaq për mysafirët e ftuar ishte një lehtësim i madh për shkak se frikësoheshin nga virusi që ka kapluar botën.

Liridona e cila ishte pothuajse gati me të gjitha përgatitjet, thotë se i ka mbetur pikë që nuk pati rast ta vesh fustanin e bardhë.

Mërgimi dhe Liridona, të cilët janë martuar pa dasmë, e që tani jetojnë të vetëm në një banesë në qytetin e tyre, i lusin të gjithë të qëndrojnë në shtëpi në këtë kohë pandemie.