Çifti i “Për’puthen” i japin fund lidhjes së tyre? - Gazeta Express
string(46) "cifti-i-perputhen-i-japin-fund-lidhjes-se-tyre"

Çifti i “Për’puthen” i japin fund lidhjes së tyre?

Rozë

Gazeta Express

22/05/2022 13:24

Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Bruno dhe Florjana një javë pasi ishin deklaruar për njëri-tjetrin ata vendosën ta vijonin lidhjen e tyre larg kamerave.

Por, si duket mes çiftit kanë nisur edhe “kunjat” e para. Disa fotografi të fundit të postuara në rrjetin social “Instagram” nga Bruno duket se janë “kunja” pikërisht për Anën pasi shihet që ai i ka fshirë të gjitha fotografitë me të.

Lexo Edhe:

“Nëqoftëse ajo nuk vjen në Manastir apo në Pasqyra ose Ksamil me ty, të bëjë foto kështu me shishen e ujit Pana në dorë plus të duket si @amandakhamkaew, por zgjedh të hedhë shishet e GreyGoose dhe Moet në një natë vere me fishekzjarrë midis club-it, ajo nuk është për ty mik”, ka shkruar Bruno në Instastory.

“Nëqoftëse ajo nuk mërzitet në këtë pozicion e të duket kështu, kur në verë për mëngjes ka veç krudo në restorant dhe jo bukë me vezë dhe djathë jugu, ajo nuk bën për ty mik”, e nëse as kjo nuk është kunjë për Anën nuk e dimë pse Bruno ka bërë një reagim të tillë.

Para dy ditësh Bruno ka postuar një fotografi nga spitali ku dukej në gjendje jo të mirë shëndetësore. Po atë ditë Ana ka qenë pjesë e një live bashkë me ish-konkurrentin e “Për’puthen” Bledin. Ana u pyet nga fansat për gjendjen shëndetësore të Brunos dhe pse nuk ishte pranë tij në ato momente, por përgjigja që dha ngre shumë dyshime.

“Ajo foto është e vjetër”, ka thënë Ana duke lënë shkas të mendohet për një ndarje të mundshme mes çiftit.

Ndërkohë Bruno ka postuar dje dhe një video ku i falënderoi të gjithë ata që i uruan shërim të shpejtë.

Bruno dhe Ana