CIA krijojn robotin e saj bashkëbisedues me inteligjencë artificiale
AutoTech
Gazeta Express
27/09/2023 21:53
CIA dhe agjencitë e tjera Amerikane të
inteligjencës së shpejti do të kenë një robot bashkëbisedues AI i ngjashëm me
ChatGPT.
Programi, i zbuluar ditën e Marte nga
Bloomberg, do të trajnohet me të dhëna publikisht të disponueshme duke ofruar
burimet e informacionit për përgjigjet që jep në mënyrë të agjentët të
konfirmojnë saktësinë.
Me këtë mjet agjentët Amerikanë do ta kenë më
të lehtë të gërmojnë në sasi të mëdha informacioni edhe pse natyra e vërtetë “të
dhënave publike” me të cilat do të trajnohet është një mister më vete.
CIA nuk ka specifikuar se cilin mjet AI do të
përdorë si bazë për robotin bashkëbisedues. Por në momentin që do të bëhet i
disponueshëm, tërë komuniteti i inteligjencës Amerikane do të ketë akses në të.
Por ligjvënësit dhe publiku nuk do të mund ta
përdorin. CIA thotë se mjeti do të jetë në përputhje me ligjet Amerikane të
privatësisë. /PCWorld Albanian