CIA hap llogari në Instagram dhe fotografia e parë është epike


Gazeta Express
25 Prill 2019 20:17

Të enjten, CIA, zyrtarisht ka hapur llogari në Instagram. Ky veprim vjen pasi që në fillim të këtij muaji Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane, paralajmëroi hapjen e një llogarie në këtë rrjet social, transmeton Gazeta Express.

Drejtoresha e CIA-s, Gina Haspels tha prania e një agjencie të tillë në rrjet social, ka të bëjë me rritjen e transparencës, që tashmë ka shumë pak besim tek njerëzit, për arsye shumë të thjeshtë: është agjenci spiunazhi.

“Hyrja në Instagram është një mënyrë tjetër që ne t’i ndajmë me të tjerët historitë e CIA’s dhe rekrutimin e talentëve të rinjë Amerikanë që dëshirojnë të shërbejnë” tha sekretarja për media e CIA-s, Nicole de Haay.

Por çfarë hyrje bëri CIA në Instagram? Me një fotografi të cilën në fakt e ofron si test për spiunët e rinjë.

CIA njihet si agjenci që është përgjegjëse për krijimin e luftërave dhe instalimin e qeverive pro-amerikane, por të paktën di se si të bëj qejf në mediat sociale.

E fotografia në fjalë, njihet si syri i spiunit, e që ndoshta edhe përdoret si test, për ata që dëshirojnë të jenë pjesë e ekipit. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart