Arsenal pritet të marrë një shtysë të madhe përpara nisjes së turneut parasezonal në Singapor, pasi tifozët kanë parë në aeroport një nga transferimet e ardhshme të klubit.
Pas një fillimi të vështirë të merkatos, ku përkundër blerjes së mesfushorit spanjoll Martin Zubimendi dhe të anësorit Noni Madueke nga Chelsea, “Topçinjtë” ende nuk kanë arritur të finalizojnë marrëveshjen për Viktor Gyokeres nga Sporting.
Edhe pse suedezi dëshiron kalimin në Emirates, detajet e bonuseve dhe shtesave po e zvarrisin marrëveshjen
Mosquera drejt Arsenal – zbulimi aksidental konfirmon gjithçka
Në anën tjetër, duket se Christian Mosquera nga Valencia është shumë afër të bëhet lojtari i radhës i Mikel Artetës.
Një fotografi e rrjedhur aksidentalisht në Getty Images e ka konfirmuar këtë. Në të njëjtin album ku ishte edhe Noni Madueke duke bërë intervistat e zakonshme të prezantimit, është parë edhe Mosquera me fanellën stërvitore të Arsenal-it, duke folur me stafin mediatik të klubit. Fotot më vonë u hoqën, por dëmi ishte bërë.
Tashmë, mbrojtësi 21-vjeçar është parë në aeroportin Heathrow të Londrës, duke u bërë gati të bashkohet me skuadrën për turneun në Singapor.
Sipas Fabrizio Romano, marrëveshja mes Arsenal dhe Valencia kap shifrën 15 milionë euro plus bonuse, me paketën totale më pak se 20 milionë euro.
Arteta i kënaqur me përforcimet deri tani
Duke folur pas rikthimit në stërvitje, Mikel Arteta ka qenë i rezervuar, por optimist për përforcimet:
“Jam shumë i kënaqur. Nuk mund të them më shumë. Ka shumë palë të përfshira dhe shumë gjëra që duhen për të finalizuar një transferim. Jam shumë shpresëplotë që do të ndodhë shumë shpejt.”
“Jemi gjithmonë duke kërkuar në treg. Derisa të vijë ndonjë tjetër, fokusi mbetet te lojtarët që kemi dhe jam shumë i kënaqur me atë që kam parë këto 10-15 ditët e fundit”, shtoi ai.’
Çfarë përfiton Arsenal me Christian Mosquera?
Mbrojtës qendror i ri, i gjatë dhe fizik (1.91m)
I adaptueshëm edhe në mbrojtjen me 3, edhe në atë me 4
I përzgjedhur nga Arteta për qetësinë me topin dhe potencialin e madh
Do të rrisë konkurrencën në prapavijë, veçanërisht duke pasur parasysh lëndimet e shpeshta të Gabriel dhe Timber. /GazetaExpress/