‘Chopin Piano Fest’ me nismë për talentet e rinj - Gazeta Express
string(46) "chopin-piano-fest-me-nisme-per-talentet-e-rinj"

‘Chopin Piano Fest’ me nismë për talentet e rinj

Arte

Gazeta Express

11/05/2023 15:01

Festivali i veçantë i muzikës klasike në kryeqytet, ndër të tjera angazhon çdo vit talentet e rinj përmes klasave master të cilat ofrojnë mundësi për studentet për të mësuar nga profesionistet.

Masterklasa me Maestro Epifanio Comis këtë herë u dha studentëve mundësinë unike për të demonstruar talentin e tyre muzikor përmes interpretimeve të pjesëve të ndryshme. Përveç kësaj, ata patën mundësinë edhe të merrnin udhëzime nga Maestro për rritjen e aftësive të tyre teknike dhe përsosjen e shprehjes së tyre muzikore.

Lexo Edhe:

Kjo klasë master u realizua me mbështetjen e Unionit Evropian në Kosovë dhe Shtëpisë së Evropës si pjesë e aktiviteteve të Ditës së Evropës që shënojnë Vitin Evropian të Aftësive.

/Express/