Meksikani ka thënë se do të shkonte të luante për “Djajtë e kuq” nëse ata e thërrasin
Manchester United e ka filluar si më së keqi sezonin e ri pasi që humbi në shtëpi kundër Brighton and Hove Albion
E ardhmja në hava e Cristiano Ronaldos dhe nevoja për ta forcuar skuadrën me lojtarë gjatë afatit kalimtar është njëra nga temat me të nxehta që e rrethojnë Unitedin sot.
Një lojtar, i cili mendon që mund t’ja japë një dorë ndihme skuadrës është ish sulmuesi i United, Javier ‘Chicharito’ Hernandez. Meksikani për momentin luan në MLS për skuadrën LA Galaxy.
Ai e ka pranuar që do të luante edhe pa para nëse United i thotë atij që të kthehet përsëri në klub.
“Nëse e keni moshën time dhe United vije ju do të thoni ‘po’, ‘do të luaj pa para për ju’”, tha ai në një konferencë për shtyp.
Enjoyed speaking to LA Galaxy’s Chicharito in Minneapolis ahead of the #MLSAllStar game. Thought he handled it well when I mentioned that former club #MUFC needed a striker.. pic.twitter.com/2tkAE024aZ
— Simon Peach (@SimonPeach) August 10, 2022
“Natyrisht që do ta bëja, por do të jem shumë falënderues edhe LA Galaxy”.
“Mendja ime dhe bindjet e mija janë së do ta fitojmë kampionatin me LA Galaxy”.
Përvoja e fundit e Chicharitos në Europë
Hera e fundit që 34 vjeçari luajti në Europë ishte për skuadrën e La Ligës, Sevilla. Ai nuk pati ndikim të madh të ajo, megjithatë, duke shënuar vetëm një gol në nëntë paraqitje.
Ai nënshkroi për Manchester United më 2010 nga Guadalajara dhe luajti 100 ndeshje për skuadrën nga Premier Liga, duke shënuar 30 herë por asnjëherë nuk pati rol me domethënie në skuadër.
Ai kaloi një vit i huazuar edhe në Real Madrid para se të nënshkruajë për Bayer Leverkusenin dhe mandej për West Ham Unitedin. /GazetaExpress/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...