Chelsea vs Madrid, rezultati dhe statistikat pas pjesës së parë - Gazeta Express
string(62) "chelsea-vs-madrid-rezultati-dhe-statistikat-pas-pjeses-se-pare"

Chelsea vs Madrid, rezultati dhe statistikat pas pjesës së parë

Futboll

Gazeta Express

05/05/2021 21:48

Është mbyllur pjesa e parë mes Chelseas dhe Real Madridit që po zhvillohet në “Stamford Bridge”.

Blutë e Londrës janë duke fituar me rezultatin minimal, 1-0, me golin e Timo Werner.

Lexo Edhe:

Sulmuesi gjerman realizoi për 1-0 në minutën e 28-të, pas një topi të kthyer nga shtylla pas goditjes së Havertz, që i zuri në ‘gjumë’ mbrojtjen e Realit.

Reali i Zinedine Zidane pati disa raste të mira shënime dhe më shumë goditje në portë përgjatë 45 minutave të pjesës së parë, por portieri Mendy po bën paraqitje fantastike.

Me rezultat të përgjithshëm, Chelsea momentalisht po fiton 2-1. /Gazeta Express/