Pavarësisht së marokeni është duke shkëlqyer me Kombëtaren e tij në Katar, Blutë e Londrës dëshirojnë ta largojnë atë nga skuadra
Paraqitjet e Hakim Ziyech në Katar nuk e kanë bindur Chelsean dhe anglezët prapë synojnë që atë ta largojnë nga skuadra.
Sipas asaj që ka shkruar Ciro Venerata (përmes Sports Witness), sulmuesi anësor milionë dollarësh i Chelsea, Hakim Ziyech pritet të largohet nga Stamford Bridge.
Blutë e transferuan atë për 40 milionë euro nga Ajaxi, por marokeni ka dështuar për ta treguar të njëjtën formë si në ligën e Holandës me Chelsea.
Ziyech me gjasë pritet që të largohet nga AC Milan, kampioni në fuqi në Itali, të cilët po shikojnë mundësinë për ta zëvendësuar Rafael Leaon, për të cilin kanë interesim shumë skuadra në Europë. /GazetaExpress/