Chelsea po mendon ta rikthejë Aken - Gazeta Express
string(34) "chelsea-po-mendon-ta-riktheje-aken"

Gazeta Express

13/12/2019 14:50

Chelsea po mendon ta rikthejë Aken

Gazeta Express

13/12/2019 14:50

Nathan Ake është zhvilluar tej mase dhe po impresionon me Bournemouthin në Premierligë. Për këtë, “Blues” po e mendojnë strategjinë se si ta rikthejnë qendërmbrojtësin holandez në “Stamford Bridge”

Chelsea është i interesuar për ta rikthyer ish-mbrojtësin e tij, Nathan Ake, shkruan ”The Athletic”, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ake e kishte kaluar një periudhë në akademinë e “Blues” ndërsa më pas i ishte bashkuar përfundimisht Bournemouthit në vitin 2017.

Tash, klubi londinez i ka bërë gati afro 50 milionë euro për ta rikthyer mbrojtësin stabil në “Stamford Bridge”.

Trajneri Frank Lampard kërkon që të aktivizohet klauzola që e kishte vendosur vite më parë Chelsea për rikthimin eventual të lojtarit.

Ndërkohë, Bournemouth po planifikon të takohet këtë javë me Aken për të diskutuar rreth së ardhmes së tij.

Ake luan në pozitën e qendërmbrojtësit, por mund të zhvendoset edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ai është 24 vjeç dhe është pjesë e Kombëtares së Holandës. /Gazeta Express/