Chelsea planifikon t’i ofrojë kontratë të re Mendyt - Gazeta Express
string(50) "chelsea-planifikon-ti-ofroje-kontrate-te-re-mendyt"

Sport

Gazeta Express

08/08/2022 23:04

Chelsea planifikon t’i ofrojë kontratë të re Mendyt

Sport

Gazeta Express

08/08/2022 23:04

Chelsea raportohet se po planifikon t’i ofrojë kontratë të re dhe afatgjate Edouard Mendyt.

Kur senegalezi u transferua te skuadra londineze nga Rennes në vitin 2020, ai u konsiderua si alternativ për Kepa Arrizabalagan – si portier i dytë.

Lexo Edhe:

Megjithatë, Mendy shfaqi paraqitje të mira dhe e fitoi vendin në formacionin bazë, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Daily Mail”, Chelsea pritet t’i ofrojnë kontratë të re 30-vjeçarit, pasi vlerësojnë se ai e meriton të ketë rritje të pagës.

Kontrata aktuale e Mendyt me “Blutë” skadon më 30 qershor 2025.

Edouard Mendy numëron 94 paraqitje në total me Chelsean, teksa 50 herë e ka mbajtur portën të paprekur. /Gazeta Express/