Chelsea me ofertë të frikshme, 140 milionë euro për Sanchon - Gazeta Express
string(58) "chelsea-me-oferte-te-frikshme-140-milione-euro-per-sanchon"

Chelsea me ofertë të frikshme, 140 milionë euro për Sanchon

Gazeta Express

22/12/2019 11:12

Chelsea është i gatshëm ta mposhtë Manchester Unitedin dhe Liverpoolin për ta blerë yllin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Sipas mediave britanike, të kaltrit janë duke punuar për ta thyer rekordin e klubit, vetëm e vetëm që ta sjellin anësorin e Dortmundit në Stamford Brige, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri i klubit londinez, Frank Lampard, ishte në mesin e idhujve të Sanchos dhe ish-mesfushori ka folur për dëshirën e madhe të klubit për ta sjellë Sanchon në Londër si zëvendësues të Eden Hazard.

The Sun raporton se Chelsea është duke përgatitur ofertë në vlerë 140 milionë euro për yllin anglez.

Thuhet se ky çmim shumë i lartë ka bërë që Liverpooli dhe Manchester Unitedi ta shuajnë interesimin për njërin prej futbollistëve me të ardhmen më të ndritur në Evropë. /Gazeta Express/