Chelseat ka zbuluar fanellat e reja për sezonin 2021/22.
“Blutë e Londrës” prezantuan fanellat që do t’i bartin në edicionin e ardhshëm me të cilat të besuarit e Thomas Tuchel do të kërkojnë titullin e parë këtë edicion.
Ato do të vishen për herë të parë të shtunën në finalen e FA Cup, ku Blutë do të përballen me Leicester Cityn, raporton Gazeta Express.
Pas kësaj finale, Chelsea do të luftojë që të mbetet në zonën Champions në renditjen e Premierligës, derisa qershia mbi tortë do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve me 29 maj, kundër Manchester City.
Our new @nikefootball Home Kit… ??
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 13, 2021
Inspired by the '60s Op-Art movement made famous in London ? The yellow trim, coupled with a more vibrant blue, injects a youthful feel that we can't get enough of. ? pic.twitter.com/znNIRc5NtP