Chelsea duhet t'i paguajë 90 milionë euro për Zahan - Gazeta Express
string(50) "chelsea-duhet-ti-paguaje-90-milione-euro-per-zahan"

Chelsea duhet t’i paguajë 90 milionë euro për Zahan

Gazeta Express

12/12/2019 16:30

Sulmuesi i rrezikshëm po shkëlqen në fanellën e Crystal Palacet dhe po kërkohet nga gjigantët anglezë

Crystal Palace e ka zbuluar shumën e parave që i kërkon për Wilfried Zahan.

Lexo Edhe:

Klubet e mëdha evropiane ia kanë vënë syrin sulmuesit të rrezikshëm, por klubi i tij nuk e ka ndërmend të bëjë lëshime.

Sipas mediumit “Evening Standard”, klubi nga Premierliga e vlerëson Zahan 90 milionë euro, përcjell Gazeta Express.

Interesim serioz për ish-futbollistin e Manchester Unitedit ka shfaqur Chelsea.

Prandaj, nëse “Blues” duan ta transferojnë atë, duhet ta paguajnë shumën e kërkuar nga Crystal Palace.

Të kaltrit janë në kërkim të një golashënuesi pasi po kanë probleme në këtë fazë. /Gazeta Express/