Chelsea raportohet se ka arritur marrëveshje me Benfican për transferimin e Enzo Fernandezit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se klubet tashmë po “nxitojnë” për të nënshkruar dokumentet para se të mbyllet afati kalimtar, shkruan Gazeta Express.
Edhe gazetari nga “The Athletic”, David Ornstein, ka konfirmuar se ka tashmë një marrëveshje të arritur.
Ai bëri të ditur se gjithçka duhet të nënshkruhet para orës 23:00 në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo lëvizje besohet se do të jetë në vlerë prej 120 milionë eurosh, teksa 22-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate. /Gazeta Express/