Champions League vazhdon me super ndeshje - Gazeta Express
string(41) "champions-league-vazhdon-me-super-ndeshje"

Champions League vazhdon me super ndeshje

Gazeta Express

08/08/2020 11:05

Manchester City dhe Lyon mbrëmë siguruar çerekfinalen dhe sot nisen për Lisbonë.

Por cilat do të jenë dy skuadrat e radhës dhe të fundit që do të zënë vend në 8 më të mirat në Champions League?

Lexo Edhe:

Sonte, po ashtu nga ora 21:00, përballen Barcelona vs Napoli dhe Bayern Munich vs Chelsea.

Në ndeshjen e parë, Barcelona dhe Napoli barazuan 1-1 në Itali dhe spanjollët janë favorit për të kaluar në çerekfinale.

Ani pse nuk janë në formë të mirë, në skuadër kanë Lionel Messin që disa herë ka përsëritur se Champions League është objektivi i Barcelonës.

Në ndeshjen tjetër, pothuajse është mbyllur gjithçka, edhe pse në futboll 90 minuta janë shumë.

Bayerni e ka mposhtur 3-0 Chelsean në ndeshjen e parë në “Stamford Bridge” dhe është pothuajse me dy këmbë në çerekfinale.

Fituesit e këtyre ndeshjeve, do të përballen së bashke në çerekfinale. /Gazeta Express/