Challandes me staf e përcjellin nga afër kundërshtarin e radhës të Kosovës, Maqedoninë Veriore


Gazeta Express
19 Nëntor 2019 18:27

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes bashkë me stafin e tij, kanë udhëtuar drejt Shkupit për ta përcjellë nga afër dhe për ta studiuar kundërshtarin e ardhshëm të Kosovës, Maqedoninë e Veriut, sonte në një ndeshje kualifikuese për Euro 2020 kundër Izraelit.

Maqedonia e Veriut e mbyll sonte fushatën kualifikuese për Euro 2020 në ndeshjen e fundit në Grupin G, si nikoqire e Izraelit në Shkup, raporton Gazeta Express.

Duke qenë se, ngjashëm si Kombëtarja dardane, ka dështuar të kualifikohet në turneun e verës përmes rrugës tradicionale, shteti fqinj është kundërshtari i Kosovës në gjysmëfinalen e play-off të Ligës së Kombeve, një mundësi e dytë për këto dy kombëtare për ta siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020.

Prandaj, për t’u njohur më mirë me lojën që bën Maqedonia e Veriut, Challandes do të jetë sonte i pranishëm në stadiumin Toshe Proeski në Shkup.

Ai do të shoqërohet nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti dhe menaxheri, Bajram Shala.r të kualifikimeve për Euro 2020, ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart