Challandes: Kohëra të vështira për Kosovën - Gazeta Express
string(41) "challandes-kohera-te-veshtira-per-kosoven"

Challandes: Kohëra të vështira për Kosovën

Gazeta Express

10/11/2020 12:40

Bernard Challandes thotë se ndeshjet e nëntorit po vijnë në një periudhë aspak të mirë për Kosovën, ndërkohë që i përmendi problemet nëpër të cilat po përballet ai me lojtarët “Dardanë”

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ndihet i shqetësuar me situatën aktuale me COVID-19, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri zviceran thotë se kjo është një periudhë aspak e mirë për “Dardanët”, të cilat i presin ndeshjet e nëntorit me probleme të natyrave të ndryshme.

Ai megjithatë i motivon lojtarët, nga të cilët thotë se duhet të mendojnë pozitivisht, përkundër vështirësive nëpër të cilat po kalon një botë e tërë.

“Është një kohë e vështirë. Ne megjithatë do të mundohemi të qëndrojmë pozitivë. Një periudhë aspak e përshtatshme, i kemi tri ndeshje në nëntor, pa përgatitje të duhura, lojtarët nuk po luajnë rregullisht në ekipet e tyre, kemi pak kohë për t’u stërvitur, pa lojtarë mjaftueshëm, probleme të lojtarëve me klube, probleme me kovidin. Nuk është një kohë e mirë. Por, ne duhet ta bëjmë punën tonë, duhet të qëndrojmë pozitivë”, u shpreh Challandes në konferencë për shtyp.

Verdhekaltrit do ta zhvillojnë nesër një ndeshje miqësore vëllazërore me Kombëtaren shqiptare, e më pas do të luajnë me Slloveninë më 15 e me Moldavinë më 18 nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve. /Gazeta Express/