Challandes flet për mungesat dhe zëvendësimet eventuale - Gazeta Express
string(55) "challandes-flet-per-mungesat-dhe-zevendesimet-eventuale"

Gazeta Express

10/11/2020 12:34

Challandes flet për mungesat dhe zëvendësimet eventuale

Gazeta Express

10/11/2020 12:34

Bernard Challandes shprehet se e ka në mendje planin B për ta ftuar ndonjë futbollist pas lojës me Shqipërinë nëse e sheh të nevojshme. Ai është duke i pritur Paçaradën e Vocën për duelet e Ligës së Kombeve me Slloveninë dhe me Moldavinë

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes e pranon se ekipi i tij do të jetë i hendikepuar për ndeshjet e nëntorit, kundër Shqipërisë në miqësore dhe ndaj Sllovenisë e Moldavisë në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në një konferencë për shtyp, trajneri zviceran ka folur për ekipin që e ka në dispozicion për ndeshjen me Kuqezinjtë dhe përforcimet eventuale për dy duelet tjera të këtij muaji.

“Duhet pasur parasysh se i kemi disa lojtarë që nuk po luajnë mjaftueshëm me ekipet e tyre dhe kanë nevojë për minuta dhe lojë, siç është rasti i Rrahmanit. Pastaj edhe Betim Fazliji, i cili në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve nuk ka mundësi të luajë për shkak të dokumentacionit, por nesër mund ta angazhojmë. Do t’i bëjmë zgjedhjet në bazë të minutave që i kanë me ekipet e tyre. Do të mundohemi t’i menaxhojmë mungesat. Unë kam folur me ekipin dje. Ne do të fillojmë nga zeroja”, deklaroi Challandes në konferencë për shtyp sot.

“Unë i kam në dispozicion 21 futbollistë për ndeshjen me Shqipërinë, është e mjaftueshme. Nëse kemi probleme, do ta shohim nëse kemi nevojë për lojtarë të tjerë. Do ta shohim situatën e Paçaradës, nëse mund ta arrijmë një marrëveshje me regjionin e Hamburgut që ta lëshojë atë dhe të mos karantinohet kur të kthehet. Duke e parë situatën e Idriz Vocës, ta shohim nëse do të jetë i gatshëm pas lëndimit që ta përfshijmë eventualisht në ekip për Ligën e Kombeve. Ta shohim pas ndeshjes me Shqipërinë”, shtoi tutje trajneri zviceran.

Kosova nuk do të mund të llogarisë as në njërin prej lojtarëve kryesorë të saj, Milot Rashica, të cilin nuk e lëshoi klubi i tij, Werder Bremen për ndeshjet e nëntorit, derisa ai kishte munguar edhe në tetor. /Gazeta Express/