Çfarë tregon ngjyra e shtëpisë suaj për ju, sipas shkencës – dhe pse muret e kuqe nuk janë lajm i mirë - Gazeta Express
string(99) "cfare-tregon-ngjyra-e-shtepise-suaj-per-ju-sipas-shkences-dhe-pse-muret-e-kuqe-nuk-jane-lajm-i-mire"

Fun

Gazeta Express

02/01/2026 20:00

Çfarë tregon ngjyra e shtëpisë suaj për ju, sipas shkencës – dhe pse muret e kuqe nuk janë lajm i mirë

Fun

Gazeta Express

02/01/2026 20:00

Zgjedhja e ngjyrës së mureve është një vendim mbi të cilin shumë adhurues të dizajnit të brendshëm mendojnë gjatë. Por, sipas psikologjisë, kjo zgjedhje nuk është thjesht estetike – ajo ka ndikim real në mendjen dhe mirëqenien tonë.

Profesori Geoff Beattie, profesor i psikologjisë në Universitetin Edge Hill, thotë se skema e ngjyrave është “një çështje psikologjike, jo vetëm dekorative”.

“Nje numër gjithnjë e më i madh studimesh neuroshkencore, sjellore dhe psikologjike tregojnë se ngjyra nuk është thjesht çështje shijeje,” shkruan ai për The Conversation.

“Ngjyrat që na rrethojnë ndikojnë gjendjen emocionale, aftësinë për t’u përqendruar, marrëdhëniet shoqërore, gjumin – madje edhe mirëqenien psikologjike afatgjatë.

Me fjalë të tjera, muret e shtëpisë mund të formësojnë jetën tonë më shumë sesa mendojmë.”

Sipas Beattie-t, nëse doni të rrisni kreativitetin dhe aftësinë për zgjidhje problemesh, zgjedhja ideale janë tonet e buta të gjelbra. Në të kundërt, muret e kuqe e vështirësojnë përqendrimin dhe qartësinë mendore.

Të bardha, gri dhe bezhë

Kur jemi të pasigurt për ngjyrën e mureve, shpesh zgjedhim nuanca neutrale – dhe kjo nuk është pa arsye.

“Ngjyrat neutrale (e bardha, gri, bezha) kanë stimulim të ulët vizual, gjë që ndihmon në uljen e stresit dhe mbingarkesës shqisore,” shpjegon Beattie.

“Ato krijojnë ndjesi hapësire dhe stabiliteti emocional, si te fëmijët ashtu edhe te të rriturit.”

Megjithatë, paralajmëron ai, konteksti dhe nuanca janë vendimtare.

“Grija e ftohtë ose e bardha shumë e fortë, sidomos në ambiente me ndriçim të dobët, mund të krijojnë ndjesi steriliteti apo trishtimi.”

Blu dhe jeshile

E lidhur ngushtë me natyrën, jeshilja shoqërohet me rigjenerim dhe ulje të lodhjes mendore.

Bluja, e lidhur me qiellin dhe ujin, ka efekt qetësues dhe stabilizues.

Edhe këtu, thekson Beattie, nuancat janë kyçe.

“Dëshmitë psikologjike sugjerojnë ngjyra me saturim të ulët ose mesatar, jo tone shumë të forta, për rehati afatgjatë.”

Sipas tij, bluja dhe jeshilja e zbutur lidhen me rritje të kreativitetit dhe përmirësim të zgjidhjes së problemeve.

“Një zyrë apo dhomë studimi me jeshile të butë mund t’ju bëjë më inovativë, pa e kuptuar as vetë pse.”

E verdha

E verdha mund të jetë zgjedhje e mirë – por vetëm për disa hapësira.

“Ngjyrat e ngrohta dhe energjike janë më të përshtatshme për ambiente sociale ose aktive,” shpjegon profesori.

“E verdha e butë krijon ndjesi gëzimi, ndoshta për shkak të lidhjes me dritën e diellit. Por nuancat shumë të forta të së verdhës mund të rrisin nervozizmin.”

E kuqja

Ashtu si e verdha, edhe e kuqja funksionon vetëm në ambiente të caktuara – dhe definitivisht jo në zyrën e shtëpisë.

“Një ambient studimi me elementë të kuq mund të duket energjik në fillim, por rezulton kundërproduktive kur kërkohet qetësi dhe përqendrim i thellë,” thotë Beattie.

Megjithatë, e kuqja mund të jetë e përshtatshme për dhomën e gjumit. Studime të ndryshme tregojnë se kjo ngjyrë lidhet me rritje të dëshirës dhe intensitet emocional.

Në përfundim, zgjedhja e ngjyrës së mureve nuk është thjesht çështje shijeje personale – ajo ndikon drejtpërdrejt mënyrën si mendojmë, punojmë, pushojmë dhe ndihemi brenda hapësirës sonë të përditshme. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement