Çfarë thotë Gani Geci për Albin Kurtin dhe a do të kthehet në politikë? - Gazeta Express
string(70) "cfare-thote-gani-geci-per-albin-kurtin-dhe-a-do-te-kthehet-ne-politike"

Çfarë thotë Gani Geci për Albin Kurtin dhe a do të kthehet në politikë?

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 22:29

Ish-deputeti Gani Geci krahason liderin e VV’së Albin Kurti me ish-presidentin Hashim Thaçi. Thotë se të dy kanë të njëjtën ideologji dhe mësues duke pasur vetëm një dallim mes tyre. Ndërkoh, Geci thotë se në skenën politike përfaqësohet nga e bija, dhe nuk po e mendon rikthimin.

Duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, Gani Geci thotë se nuk e ka menduar kalimin në VV.

Lexo Edhe:

“Jo asnjëherë. Dallimi ynë është ideologjik. Lëvizja Vetëvendosje është parti e Albin Kurtit”, thotë Geci.

“Kurti është një personalitet i ngjashëm me Hashim Thaçin vetëm se ky ka lexuar më shumë. Hashimi s’ka lexuar. E kanë ideologjinë e njëjtë, mësuesin e kanë të njëjtë, e kanë Rexhep Qosjen”, tha Geci në RTV Dukagjini.

Geci tha se para zgjedhjeve të kaluara ka mbështetur një koalicion LDK-VV por se kjo ndryshoi kur kuptoi raportin e Kurtit me SHBA’të.

Sipas tij askush s’mund të udhëheq ekzekutivin e vendit nëse nuk e ka mbështetjen e amerikanëve.

“Pas zgjedhjeve unë nuk jam ai person që kam dashtë që raportet me SHBA’të të prishen. Nuk kemi as fuqi ushtarake e as politike t’i bëjmë ballë Serbisë pa SHBA’të. Edhe nëse 200 herë i fiton zgjedhjet pa thanë Amerika s’mund të jetë kryeministër”, tha Geci.

Ai tha se nuk është i gatshëm të rikthehet në politikë dhe se aty përfaqësohet nga e bija deputete e cila në zgjedhje mori rreth 20 mijë vota.

“Unë e kam vajzën aty (në politikë) Njëherë nuk pretendojë me u rikthy në skenën politike”, përfundoi ai.