Çfarë sherri në një bar në Skoci- Gruaja e rrah një burrë


Gazeta Express
21 Korrik 2019 19:26

Pamje dramatike tregojnë se si një grua e godet vazhdimisht një burrë duke e lënë të gjakosur pasi që e gjeti duke folur me një grua tjetër.

Ngjarja ka ndodhur të shtundën në qytetin e Glasgou në Skoci.

Asnjë nga personat tjerë nuk ka reaguar teksa shikon se si gruaja po e rrihte këtë burrë.

Viktima që në asnjë moment nuk po mundohej të mbrohej në fund e shtyn gruan duke e rrëzuar atë përtokë dhe largohet tërësisht i gjakosur.

Pamjet janë publikuar nga pronari i barit që i ka dërguar ato po ashtu në gjykatë./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart