Çfarë provokimi i bëri Serbia Kosovës një ditë para zhbllokimit të dialogut - Gazeta Express
string(75) "cfare-provokimi-i-beri-serbia-kosoves-nje-dite-para-zhbllokimit-te-dialogut"

Gazeta Express

29/10/2020 9:15

Çfarë provokimi i bëri Serbia Kosovës një ditë para zhbllokimit të dialogut

Gazeta Express

29/10/2020 9:15

Kosova dhe Serbia ka disa javë që nuk janë ulur në tavolinë të dialogut, për shkak se dy palët nuk kanë qëndrime të njëjta për çështjen e Asociacionit. Pikërisht, një ditë para se në Bruksel të mbahet takimi me ndërmjetësimin e BE-së, një provokim për Kosovën ka ardhur nga Serbia, raporton Gazeta Express.

Pas disa javësh bllokadë, sot do të vazhdojë në Bruksel dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë. Me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror, Skënder Hyseni, ka udhëtuar të mërkurën për në Bruksel.

Lexo Edhe:

Tashmë është bërë e ditur se temë e diskutimit do të jetë zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve.

Pikërisht, një ditë para se dialogu të vazhdojë në Bruksel, një provokim për Kosovën ka ardhur nga Serbia, në ditën kur në këtë shtet është votuar Qeveria e re.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, që është emëruar edhe një herë kryeministre me 227 vota për dhe pesë kundër, e ka përmendur edhe Kosovën në momentin kur është bërë betimi para parlamentit.

Në tekstin e betimit, anëtarët e kabinetit janë zotuar se do të ruajnë Kosovën.

Për këtë çështje, sot ka reaguar zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook.

“Anëtarët e Kabinetit Brnabic mbrëmë lexuan tekstin e betimit, i cili ndër të tjera thotë: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë’”, ka shkruar Tahiri, duke thënë i dërguar edhe një porosi kryeministres serbe.

Dialogu Kosovë-Serbi ishte bllokuar pas insistimit të Serbisë që çështja e Asociacionit të diskutohej edhe një herë në kuadër të dialogut.

Këtë gjë e kishte kundërshtuar pala kosovare, derisa, për t’i pajtuar palët emisari i BE-së, pati një vizitë disa ditore në Kosovë dhe në Serbi.

Ai ka kërkuar kompromise nga Kosova duke thënë se duhet të bëhen ndryshime kushtetuese për t’u dakorduar edhe për këtë pikë. Sipas Lajcak, Kushtetuta e Kosovës nuk është bibël që të mos ndryshohet. /GazetaExpress/