Çfarë po ndodhë në Bruksel as pas 5 orësh bisedime s'ka shenja për një komunikatë për media - Gazeta Express
string(90) "cfare-po-ndodhe-ne-bruksel-as-pas-5-oresh-bisedime-ska-shenja-per-nje-komunikate-per-media"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2022 16:49

Çfarë po ndodhë në Bruksel as pas 5 orësh bisedime s’ka shenja për një komunikatë për media

Lajme

Gazeta Express

18/08/2022 16:49

Pas më shumë se pesë orë negociatash që u organizuan në dy runde mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksander Vuçiq me ndërmjetësimin e BE-së, nikoqiri i takimit, kryediplomati evropian Josep Borell akoma s’ka dalë të flasë në konferencën për media e as nuk ka lëshuar deklaratë zyrtare raporton Gazeta Express.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë filluan takimin tre palësh të rundit të parë rreth orës 11:00 të paradites për të vazhduar me takime të ndara me përfaqësuesit e BE-së, Borell e Lajçak.

Lexo Edhe:

Kurti e Vuçiq u ulën sërish në tavolinë për rundin e dytë të negociatave në Bruksel i cili përfundoi para më shumë se një ore.

BE-ja paralajmëroi se Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borell, pas përfundimit të rundit të dytë do të dalë në konferencë për media për të kumtuar atë se çka u bisedua në dy rundet, por i njëjti s’është shfaqur ende para gazetarëve pas më shumë se një ore.

Petar Petkoviq, u tha gazetarëve pas përfundimit të takimit se Vuçiq do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë dhe se do t’i drejtohet publikut të premten, më 19 gusht.

Kurse nga pala kosovare s’është deklarauar askush për media.

Ky ishte takimi i tretë midis Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, pasi në qershor dhe korrik të vitit 2021, dy takimet kishin përfunduar pa ndonjë rezultat./GazetaExpress/