Çfarë po ndodh? UFO-të ndriçojnë mbi qiellin e Kolumbisë?
Gazeta Express
10/07/2020 22:38
Pamjet e pashpjeguara tregojnë se çfarë
thuhet se është një UFO bruz, që qëndron mbi Kolumbi, me teoricienët e
konspiracionit që pretendojnë se provat janë “reale”
Klipi misterioz, i regjistruar mbi qytetin Medellín, duket se tregon një dritë blu të varur në horizontin sipër rrugëve të errëta të qytetit.
Duke filmuar incidentin dhe duke qeshur,
dëshmitarët dëgjohen duke diskutuar fenomenin në spanjisht ndërsa ata përpiqen
të zmadhojnë objektin çuditshëm dhe me ngjyra të ndezura, transmeton lajmi.net.
Fillimisht e ngarkuar në YouTube nga kanali
Histori e Kolumbisë, video është shikuar pothuajse 1.000 herë që kur u nda nga
kanali i teorisë së konspiracionit The Hidden Underbelly 2.0.
Ajo ka tërhequr shumë vëmendjen dhe besimtarët pretendojnë se kurrë më parë nuk kanë parë një UFO me drita kaq të bukura.