Çfarë po ndodh me llogarinë e Rina Balajt në Instagram? - Gazeta Express
string(54) "cfare-po-ndodh-me-llogarine-e-rina-balajt-ne-instagram"

Rozë

Gazeta Express

15/01/2021 15:09

Çfarë po ndodh me llogarinë e Rina Balajt në Instagram?

Rozë

Gazeta Express

15/01/2021 15:09

Shumë fansa e kanë përgëzuar Rina Balajn për “270 mijë” ndjekësit e saj në Instagram.

Me anë të një postimi, ajo thotë se nuk e kupton pse njerëzit po e urojnë kur në fakt ajo ka vetëm 253 mijë ndjekës.

Lexo Edhe:

“Nuk po kuptoj çfarë po ndodhë… Shumë njerëz më kanë uruar për 270 mijë ndjekësit. Momentalisht unë kam vetëm 253 mijë jo 270 mijë ndjekës”, ka shkruar ajo në postimin e saj në Instagram.

Por, ndonëse asaj nuk i figurojnë edhe disa mijëra ndjekës të tjerë për të arritur shifrën e 270 mijë ndjekësve, ata që e ndjekin këngëtaren mund të shohin në profilin e saj plot 270 mijë.