Çfarë pasojash mund të ketë izolimi për shëndetin tonë - Gazeta Express
string(54) "cfare-pasojash-mund-te-kete-izolimi-per-shendetin-tone"

Gazeta Express

28/09/2020 16:48

Çfarë pasojash mund të ketë izolimi për shëndetin tonë

Gazeta Express

28/09/2020 16:48

Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandemi botërore, na është thënë se qëndrimi në shtëpi është mënyra më e mirë për të shmangur infektimin me Covid-19. Mirëpo, jeta ne izolim mund të bëhet shkas I shfaqjes së shumë probleme shëndetësore, shkruan CNN.

Të qenit I lidhur për një kohë të gjatë në shtëpi prish posturën e trupit, dobëson zemrën dhe mushëkritë madje edhe funksionin e trurit. Efektet e jetës në izolim mund të zgjasin për një kohë të gjatë.

Lexo Edhe:

Sipas ekspertëve këto janë pasojat që izolimi për 6 muaj mund t’I bëj organizmit tuaj:

Humbja e masës muskulare

Një javë qëndrimi në shtëpi mund të duket si një ide e mirë e pushimit, por pasiviteti që njerëzit bëjnë gjatë kohës kur janë në shtëpi mund t’ju kushtoj në humbjen e muskujve brenda javës. Kur humbisni masë muskulare do të thotë që ju humbni focën, e cila është e domosdoshme për kryerjen e shumë proceseve jetesore.

Dobësimi I zemrës dhe mushkërive

Nëse nuk kryeni aktivitete, zemra nuk i rrit rrahjet e zemrës dhe nuk pompon aq fortë gjak, si shkak ajo fillon të dobësohet. Aktiviteti I dobët fizik gjithashtu bën që qarkullimi I gjakut në mushkëri të jetë I pakët, gjë që çon në dobësim të funksionit të këtyre organeve jetësore.

Shtimi në peshë

Nëse jeni në shtëpi gjatë gjithë ditës, rritet periudha kohore gjatë së cilës ju hani shumicën e vakteve. Kjo gjë shkakton rritjen e nivelit të insulinës, e cila shkakton rritjen e masës dhjamore.  Sipas ekspertve, izolimi ka bërë që njerëzit të furnizohen me ushqime të përpunuara që nuk prishën, të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin. 

Dëmtimi I boshtit kurrizor

Ne të gjithë kemi nje pozicion të ulur, në të cilën qëndrojmë shumicën e kohës. Këto pozita jo  të përshtashme mund të ndikojnë seriozisht në funksionin e rruazave të boshtit kurrizor dhe musujve rreth tyre.  Sipas ekspertëve është e këshillueshme, që të ndriheni nga vendi ku po punoni një herë brenda orës, të ecni dhe të bëni ndonjë ushtrim fizik.

Çrregullimi I gjumit

Të paktën gjysma e amerikanëve kanë mungesë të vitaminës D, e cila përmirëson dendësinë e kockave dhe mban larg lodhjen. Ekspozimi ndaj diellit është I domosdoshëm për rregullimin e ritmit cirkadian të trupit tuaj. Mirëpo, nëse jeni mbyllur gjatë gjithë kohës atëherë mungesa e kësaj vitamine do të shkaktoj prishje të këtij ritmi dhe njëkohësisht çrregullim të gjumit.

Reduktimi I funksioneve të trurit

Një mënyrë jetesë pasive mund të ketë impakt edhe në trurin tuaj. Ushtrimet prodhojnë disa kimikate në tru, të cilat ndajnë toksinat në gjak dhe madje I parandalojnë ato të shkojnë në tru. Mungesa e aktivitetit fizik e shkakton të kundërtën, duke lejuar shumë helme të kalojnë në tru.  /Gazeta Express