Çfarë ndodhi në pallatin ku humbën jetën 2 punëtorë, flet njëri prej të plagosurve


Gazeta Express
17 Gusht 2019 15:09

3 punëtorët që u plagosën nga shembja e skelës ditën e djeshme nga pallati 13 katësh janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Njëri prej tyre që mundi të fliste për ABC News u shpreh se kanë qenë në momentet e fundit të punës, dhe as nuk e kujton se si ka ndodhur shembja.

Genti Bardhi punonjësi i kompanisë së ndërtimit “Xhimi” tha se është një mrekulli që ishte gjallë, pasi ai ishte në katin e katërt në momentin që skela ka rënë, dhe për një moment ai ka qenë i varur nga bluza në skele dhe më pas ka rënë në tokë.

Kolegu i tij që fatkeqësisht ndërroi jetë ishte në katin e 6. Ndërsa dy punonjësit e skelës që kanë shpëtuar janë hedhë nga skela.

Përsa i përket viktimës tjetër Genti u shpreh se nuk e kujton pasi nuk e ka parë, ai shprehet se e ka marrë vesh nga polica që ata kanë vdekur.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart