Çfarë ndodhi me të vërtetë në bordin e anijes Mary Celeste?


Gazeta Express
11 Korrik 2019 14:32

Anija britanike Dei Grata ishte rreth 400 milje në lindje të Azoreve me 5 dhjetor të vitit 1872, kur antëtarë të ekuipazhit panë një anije midis detit.

Kapiteni David Morehouse u afrua dhe pa që ajo ishte Mary Celeste, anije që ishte nisur nga Nju Jorku tetë ditë para tij dhe tani ishte dashur të mbërrinte në Gjenoa të Italisë. Ai ndërroi kursin për të ndihmuar.

Morehouse dërgoi një pjesë të ekuipazhit në anije. Gjithçka dukej në rregull me anijen dhe asnjë gjë e vetme nuk mungonte, përveq një anije shpëtimi. Ngarkesa me 1.701 fuqi me alkool ishte aty e paprekur, ngarkesa me ushqim për plotë gjashtë muaj po ashtu.

Por asnjë person i vetëm nuk u gjet në bord. Kështu lindi një ndër misteret më të mëdha në historinë detare. Çfarë ndodhi me dhjetë personat që ishin nisur me anijen?

Gjatë dekadave fakte të shumta dolën në pah. Teori po ashtu, që nga një sulm nga piratët deri tek përbindëshat e detit. Por tani me mbledhjen e fakteve të reja, dhe me ndihmën e teknologjisë ka dalë në pah një skenar i mundshëm.

“E dua shumë idenë e misterit, por gjithmonë duhet shikuar faktet që kanë dalë në dritë”, thotë Anne MacGregor, kryesuesja e dokumentarit që nisi një hetim për historinë e vërtetë të Marie Celeste.

Anija filloi udhëtimin me 7 nëntor të vitit 1872 me shtatë anëtarë të ekuipazhit të udhëhequr nga kapiteni Benjamin Spooner Briggs, gruaja e tij Sarah dhe vajza e tyre dy vjeçare Sophia. Anije me peshë 282 tonë luftoi motin e rëndë për dy javë për të arritur afër Azureve, ku edhe ishin lajmëruar për të fundit herë me 25 nëntor.

MacGregor bashkë me ekipin e saj filloi të hetojë skenaret. Skenari që ishin përbindëshat ata që sulmuan anijen u heq menjëherë nga tavolina. Piratët nuk bënin një provë aq të fortë pasi që asgjë nuk ishte dëmtuar në anije.

Të lihet një anije në det të hapur është gjëja e fundit që një kapiten do të urdhëronte dhe një marinar do të bënte.

Jeta e kapitenit Briggs nuk ngjallte dyshime. MacGregor vizitoi qytetin Marion në Masaçusets për të intervistuar pasardhësit e tij. Ai kishte lënë djalin Arthur Briggs për shkak që ishte në shkollë. MacGregor mësoi se kapiteni ishte me përvojë të madhe dhe ishte i respektuar te të gjithë marinarët.

“Nuk ishte një person që do të bënte një gjë të tillë të papërgjegjshme”, thotë ajo.

MacGregor besonte që mund të determinonte vendin preciz ku Briggs, familja dhe ekupiazhi lënë anijen, atëherë do të mund të zbulonte më shumë rreth këtij misteri.

U gjetë se anija mbante qymyr. Kapiteni ishte afër ishullit Santa Maria. Ekziston mundësia e madhe se ai urdhëroi lëshimin e anijes pasi mendonte se do të përmbytej. Fakti është se stuhitë ishin të mëdha ato ditë. Por përsëri pse ata nuk u bënë më asnjëherë të gjallë? /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart