Çfarë ndodh me trupin tuaj kur flini 8 orë gjumë?


Gazeta Express
10 Gusht 2019 10:58

Një studim tregon se të flini 8 orë çdo ditë nuk është luks, por njëra prej pjesëve më të shëndetshme të rutinës.

Mungesa e gjumit mund të çoj në efekte serioze mentale, emocionale dhe fizike. Hulumtuesit kanë gjetur se  40% e njerëzve vetëm në Amerikë nuk marrin gjumë të mjaftueshëm.

Ne besojmë që gjumi është tejet i rëndësishëm për shëndetin e njeriut në përgjithësi. Andaj këtu i shihni efektet pozitive nëse flini çdo ditë mjaftueshëm (8 orë), raporton “Bright Side”.

Ju do mësoni gjëra më shpejt

Nëse nuk flini mjaftueshëm do të ndikoj në koncentrimin tuaj dhe në kujtesën tuaj. Shkencëtarët kanë gjetur se ne procesojmë informacione të reja gjatë kohës kur jemi në gjumë. Në fjale të tjera, truri dhe mendja juaj janë më mirë në mëngjes, e sidomos nëse keni ndonjë test, transmeton lajmi.net.

Do të jeni më të vëmendshëm

Kur keni gjumë të mjaftueshëm, koncentrimi, fokusi dhe aftësitë e juaja për zgjidhjen e problemeve janë funksionale në një nivel optimal. Mund të mendoni më qartë dhe të merrni vendime më shpejt.

Do e kontrolloni peshën më lehtë

Ky studim tregon se përgjatë kohës sa jemi në gjumë ne e prodhojmë një hormon që quhet leptin, që i tregon turpit tonë qe jemi ‘full’ dhe nuk kemi nevojë për ushqim.

Mund ta parandaloni zhvillimin e diabetit

Hulumtuesit kanë gjetur se gjumi bënë një ndryshim të madh në rregullimin e sheqerit në gjak dhe ndjeshmërisë së insulinës dhe rezultatet janë se nëse flini çdo ditë rregullisht ka 8 orë, ju mund ta ndaloni zhvillimin e tipit të dytë të diabetit.

Lëkura juaj do të duket më mirë dhe do të jeni në gjendje të i rezistoni të ftohtit më shumë. Po ashtu, nëse flini mjaftueshëm ju do të keni më shumë kujdes, si për shembull në vozitje dhe gjëra të tjera.

Te fundit


Kthehu lart