Çfarë ndodh me shëndetin tuaj nëse konsumoni mjaltë çdo mëngjes - Gazeta Express
string(63) "cfare-ndodh-me-shendetin-tuaj-nese-konsumoni-mjalte-cdo-mengjes"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

03/01/2023 18:52

Çfarë ndodh me shëndetin tuaj nëse konsumoni mjaltë çdo mëngjes

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

03/01/2023 18:52

Mjalti është produkti më i shëndetshëm që mund të konsumoni në mëngjeset tuaja.

Ne ju këshillojmë ta konsumoni, sidomos në këtë periudhë dimri. Përveçse është shumë i shëndetshëm, është shumë i shijshëm. Një lugë mjaltë përmban 64 kalori, nuk ka përmbajtje të kolesterolit, yndyrës dhe sodiumit.

Lexo Edhe:

Më poshtë ju tregojmë disa përfitime nga mjalti!

– Ndihmon në pakësimin e reaksioneve alergjike, pasi ka përmbajtje të polenit.

– Lufton kundër anemisë

– Qetëson kollitjen prandaj preferohet shumë të konsumohet gjatë stinëve të ftohta, gripit dhe ftohjes.

– Ndihmon në mënyrë natyrale të flini më mirë, konsumimi i mjaltit rrit nivelet e seratoninës dhe insulinës, ndërsa trupi sistematikisht i konverton në melatoninë, dhe kjo ndihmon të keni gjumë të rregullt.

– Konsiderohet si antibiotik natyral, me të mund të mjekoni të djegurat e gjithashtu ka përmbajtje antibakteriale.

– Ka përmbajtje të madhe të antioksidantëve dhe kalciumit prandaj ndikon në përmirësimin e memories.

– Stimulon apetitin gjithashtu lufton temperaturën, ndërsa konsiderohet si një shërues natyral për lëkurën