Çfarë ndeshje nga Berisha, dy gola dhe asist – e trullosi edhe portierin - Gazeta Express
string(69) "cfare-ndeshje-nga-berisha-dy-gola-dhe-asist-e-trullosi-edhe-portierin"

Gazeta Express

25/10/2020 19:01

Çfarë ndeshje nga Berisha, dy gola dhe asist – e trullosi edhe portierin

Gazeta Express

25/10/2020 19:01

Bernard Berisha ka vazhduar me formën fantastike në Rusi te FK Akhmat. Ai ka shënuar dy herë dhe ka asistuar një herë në fitoren 3-1 kundër FC Ufa.

Edhe pse trajneri Bernard Challandes nuk e grumbulloi te Kosova për ndeshjet e tetorit që krijoi shumë polemika, sulmuesi 29-vjeçari nga Peja, Bernard Berisha, po tregon në Rusi moment forme të mirë.

Lexo Edhe:

Ai e ka ndihmuar skuadrën e FK Akhmat të triumfojë 3-1 kundër FC Ufa, me dy gola dhe një asist.

Berisha fitoi një penallti në minutën e 14-të, të cilën e ekzekutoi po vetë, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.

Mysafirët reaguan dhe në minutën e 57’ e barazuan në 1-1 rezultatin.

Por, pak minuta më vonë, në atë të 68’, Berisha tregoi se është në formë shumë të mirë dhe asistoi për Vladimir Iljin që shënoi për 2-1.

Kurse në minutën e 77’, Berisha e vulosi fitoren e FK Akhmat duke shënuar për 3-1.

Ai e kaloi edhe portierin për të shënuar golin e dytë personal në këtë takim, për të konfirmuar se është në formë të mirë dhe se meriton një vend në ekipin e Kosovës për ndeshjet e nëntorit, pas mos ftesës në sfidat shumë të rëndësishme në ndeshjet e tetorit. /Gazeta Express/