Çfarë ka thënë Federata për ndeshjen mes Gjilanit dhe Prishtinës - Gazeta Express
string(64) "cfare-ka-thene-federata-per-ndeshjen-mes-gjilanit-dhe-prishtines"

Gazeta Express

09/07/2020 9:36

Çfarë ka thënë Federata për ndeshjen mes Gjilanit dhe Prishtinës

Gazeta Express

09/07/2020 9:36

Federata e Futbollit e Kosovës ende s’i ka adresuar zyrtarisht incidentet e së mërkurës gjatë dhe pas ndeshjes mes Gjilanit dhe Prishtinës, por vetëm ka publikuar një raport nga ndeshja, ku nuk përmenden incidentet e ndodhura.

Prishtina u mund 2:1 nga Gjilani në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, në një ndeshje të tensionuar, një pjesë lojë të së cilës e zhvilloi me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit kontrovers të portierit Visar Bekaj, direkt me karton të kuq, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas ndeshjes pati tensione në fushë, me trajnerin Dallku dhe stafin e tij që shkuan për t’u kërkuar sqarime gjyqtarëve të ndeshjes, ndërsa policia ndërhyri me sprej.

Kryeqytetasit kanë paralajmëruar se do të tërhiqen nga garat shkaku i këtyre incidenteve, ndërsa kanë kërkuar që të ndërrohet Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve dhe të dënohen gjyqtarët.

Ndërkohë, Federata e Futbollit e Kosovës nuk ia ka adresuar ende këto ngjarje, përderisa ka shkruar për ndeshjen në fjalë vetëm lidhur me rezultatin në fushën e lojës.

“Gjilani ka shënuar fitore në shtëpi në duelin tejet të rëndësishëm kundër Prishtinës, me rezultat 2:1, në një ndeshje që në fund ka ngjallur polemika. Në pjesën e parë të dyja ekipet zhvilluan lojë të fortë, por mbrojtjet e të dyja skuadrave ishin në nivelin e detyrës”, thuhet në njoftimin e Federatës.

“Ndeshja mori rrjedhë tjetër në minutën e 48-të, kur Prishtina mbeti me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të portierit Visar Bekaj, për ndërhyrje jashtë zonës së 16-metërshit. Pikërisht nga kjo ndërprerje gjilanasit kaluan në epërsi, kur Franc Veliu me gjuajtje të shkëlqyeshme realizoi për 1:0”.

“Prishtina u përpoq të kundërpërgjigjet menjëherë, por pësoi nga një kundërsulm i shpejt dhe dalje e pasigurt e portierit Eglant Haxho, të cilën e shfrytëzoi Eduard Progni për 2:0”.

“Në vazhdim Prishtina u përpoq me të gjitha forcat për të ndryshuar epilogun e takimit, por nuk arriti më shumë se sa të shënojë golin e nderit në minutën e 81-të, kur Armend Thaçi realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Me këto tri pikë Gjilani ngjitet në pozitën e tretë, me 58 pikë, derisa Prishtina zbret në pozitën e katërt”. /Gazeta Express/