Salzburg dhe Liverpool janë duke barazuar pa gola pas 45 minutave lojë në Red Bull Arena, në një ndeshje finale për fatin e të dy skuadrave në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Liverpooli e viziton Austrinë, i vetëdijshëm se humbja do ta eliminojë nga gara qysh në fazën grupore, veçanërisht duke e ditur se Napoli po fiton 3:0 kundër Genkut në ndeshjen tjetër të Grupit E, raporton Gazeta Express.
Mohamed Salah ka mundur ta kalonte skuadrën e Jurgen Kloppit në epërsi shumë lehtë, sikur të shënonte në një mundësi të artë pas gjysmë ore lojë.
Por sulmuesi egjiptian nuk e qëlloi as portën nga gjashtë metra largësi.
Liverpooli duhet t’i falënderohet portierit Alisson Becker, që në disa raste e shpëtoi pa pësuar gol, megjithatë.