Çfarë janë ethet tropikale, sa është përhapur dhe cilat janë vendet që rrezikohen nga ky virus?


Gazeta Express
20 Shtator 2019 10:32

Përhapja e virusit të emëruar si ethe tropikale, është duke vazhduar edhe në vende të tjera përpos Azisë,vend ky në të cilin kanë mbetur të vdekur përafërsisht 1.000 njerëz, raporton CNN, transmeton Gazeta Express.

Imazhe nga spitalet e Bangladeshit tregojnë pacientë të shtrirë dhe të rrethuar me rrjeta, për të shmangur përhapjen e këtij gripi. Ky është shpërthimi më i keq deri tani ne Bangladesh, ku vetëm këtë vit kanë vdekur 57 njerëz.

Përpos Bangladeshit kjo epidemi e ka kapluar edhe Kamboxhinë, Malajzinë, Singaporin, Shri Lanken, Tajlandën dhe Vietnamin me 250.000 të vdekur.

Ethet tropikale janë një sëmundje sezonale, e cila paraqitet zakonisht në regjionet e lagshta, tropikale dhe subtropikale sidomos gjatë muajve me shi.

Shkencëtarët thonë se moti me lagështira, i shkaktuar nga ndryshimet e ngrohjes globale, ka krijuar kushte ideale për mushkonjat të shumohen me hapa shumë të shpejtë.

Ky infeksion viral shkaktohet nga një lloj mushkonje e quajtur Aedes, e cila është i njëjti insekt përgjegjës për përhapjen e virusit Zika dhe etheve të verdha. Infektimi nga ky insekt, jep simtpoma të ngjashme me gripin duke përfshirë: kokëdhimbje, dhimbje të muskujve dhe nyjave, ethe dhe skuqje në trup. Në disa raste më ekstreme ky infeksion mund të shkaktojë edhe gjakderdhje, mosfunksionim të organeve dhe vdekje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kjo sëmundje është duke u përhapur në shumë vende (100 deri tani) dhe reziku është duke u rritur me kalimin e kohës. Sipas raportimeve të kësaj organizate deri në vitin 2080 parashikohen të infektohen 1 bilion njerëz në tërë botën. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart